Moska kritikon Uashingtonin për mbledhjen e KS mbi protestat në Iran

schedule11:39 - 6 Janar, 2018

schedule 11:39 - 6 Janar, 2018

Moska kritikon Uashingtonin, duke e cilësuar mbledhjen urgjente të  Këshillit të Sigurimit mbi protestat në Iran, si ndërhyrje në punët e brendshme të shteti. Ambasadori rusë në OKB, theksoi se në këtë mënyrë SHBA po minon rëndë funksionimin e Këshillit.

Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është mbledhur për të diskutuar cështjen e protestave në Iran. Diplomati rusë Vasili Nebenzia, u shpreh se përfshirja e Këshillit në këtë “çështje të brendshme” të Iranit dëmton rëndë funksionin e tij. Amasadori  theksoi se nëse do të ndiqej “logjika” e SHBA, duhet të mbahej takim i Këshillit edhe pas protestave në Ferguson, Misuri në gusht 2014. Ndërkohë, ambasadorja amerikane, Niki Hejli vlerësoi protestat si një “paraqitje e fuqishme e njerëzve të guximshëm”.

Ambasadori i Iranit, deklaroi se SHBA po abuzon me pushtetin e saj si një anëtar e përhershëm e Këshillit të Sigurimit. Ai shtoi se SHBA ka humbur çdo autoriteti moral, politik dhe besueshmërinë në sytë e të gjithë botës. Zyrtarët iranianë fajsuan në OKB ndërkombëtarët për ndërhyrje në demonstratat brenda vendit, duke thënë se Teherani kishte “prova të forta”  dhe të drejtpërdrejtë për ndërhyrjet nga jashtë”. Edhe vende të tjera kritikuan SHBA për thirrjen e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Franca, deklaroi në OKB se se çdo ndërhyrje në çështjet e Iranit do të ishte kundërproduktive dhe se protesta e kohëve të fundit, megjithëse shqetësuese, nuk kërcënonjnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ambasadori  francez, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore me Iranin – që është refuzuar së fundmi nga administrata Trump.

Ndërkaq, Presidenti Donald Trump, ka lëshuar mesazhe të shumta të mbështetje për protestuesit nëpërmjet Tuiterit. Sipas ekspertëve, administrata amerikan po ndjek një linjë të ashpër kundër Iranit, me të cilin konkurron për ndikim në të gjithë Lindjen e Mesme.

Të paktën 21 persona janë vrarë që nga muaji dhjetor në protestat anti-qevertitare që kanë përfshirë Iranin./abcnews.al