Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje dhe plagosje, ndalohet shtetasi turk në Morinë

schedule10:13 - 10 Qershor, 2024

schedule 10:13 - 10 Qershor, 2024

Një shtetas turk është ndaluar nga policia kufitare e Morinës. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, për vjedhje dhe plagosje.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi turk 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit në Gjermani.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!