Afërsia me malin e Korabit, natyra e veçantë dhe klima e shëndetshme janë ndër arsyet përse Bushtrica në Kukës po lakmohet nga vizitorët, vendas por sidomos ata të huaj.
Shumë prej turistëve shkelin për herë të parë në këto anë.
Thonë se natyra, mikpritja dhe ushqimi tradicional u kanë pëlqyer ndaj eksperiencën e tyre do ta ndajnë edhe miqtë, si ftesë për të vizituar veriun e Shqipërisë.
Nga viti në vit numri i turistëve në Bushtricë dhe fshatrat e tjerë të Kukësit është në rritje. Kjo valë vizitorësh i ka nxitur që të investojnë, të ndërtojnë bujtina dhe t’i presin miqtë siç e do zakoni.
Tregojnë se turistët janë jo vetëm nga Europa por edhe kontinente të tjera.
Haliti dhe Kevin kanë investuar në vendlindje dhe po i përkushtohen agroturizmit por thonë se mungesa e fuqisë punëtore nuk i lejon të rrisin edhe më tepër biznesin e tyre.
Me shqetësim tregojnë se fshtrat po braktisen. Bujqit dhe blegtorët po heqin dorë dhe në disa raste e kanë të vështirë të sigurojnë prodhimi vendi.
Të rinjtë, por jo vetëm, i këshillojnë që të mos i kthejnë krahët Shqipërisë. Vështirësitë nuk mungojnë por me sakrifica të vogla në vendin tënd mund të jetohet mirë dhe qetë thonë ata.
Nisur nga rezervimet ne bujtinat e zonës edhe këtë vit sezoni i verës pritet të jetë i mbarë në kukës dhe me vizitorë të shumtë./abcnews.al