EURO 2024/ “Ylli” i Inter kërkon fitore ndaj “Legjionarëve”: Duhet ta nisim Evropianin me fitore ndaj Shqipërisë

schedule22:52 - 7 Qershor, 2024

schedule 22:52 - 7 Qershor, 2024

Është padyshim ndeshja më e shumëpritur e vitit. “Të Kaltërit” e Italisë, njëkohësisht edhe kampionët në fuqi të Evropës dihet tashmë, që e fillojnë rrugëtimin në Euro 2024 përballë Shqipërisë, duel i programuar ky në mbrëmjen e 15 qershorit, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndërsa Kroacia dhe Spanja janë dy skuadrat e tjera të grupit B, ndryshe “grupi i ferrit”.

Matteo Darmian, mbrojtësi polivalent i Interit, është gati të japë kontributin e tij për kampionët në fuqi të Europës. Sipas 34-vjeçarit është shumë e rëndësishme që të kaltrit ta nisin mirë kundër kombëtares shqiptare.

Një ndër “yjet” që është gati të japë kontributin e tij për kampionët “e kaltër” është edhe mbrojtësi i gjithëanshëm i “Zikaltërve” të Inter, Matteo Darmian, i cili sfidën me “Legjionarët” e konsideron tejet të rëndësishme, teksa kërkon nga shokët e tij të skuadrës, që të bëjnë maksimumin për ta nisur mbarë rrugëtimin në Gjermani.

“Duke pasur parasysh historinë tonë, ambiciet janë të larta dhe duhet të synojmë maksimumin. Duke dhënë gjithçka që kemi. Pavarësisht se mund të mos kemi cilësinë e të tjerëve. Është thelbësore që ta nisim mbarë. Nuk mendoj se ndeshja me Shqipërinë është vendimtare, por ne duam ta nisim Evropianin me fitore. Ta fillojmë me këmbën e duhur”,- u shpreh kampioni i fuqisë, në Seria A, me “Zikaltërit” e Inter. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!