Ishte një fitore spektakolare, në sfidën e fundit përgatitore para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit. “Legjionarët” e Kombëtares sonë nuk kanë gabuar pasditen e kësaj të premteje, në “Haladas Sportkomplexum”, teksa kanë mundur me rezultatin bindës, 3 me 1, ndaj përfaqësueses së Azerbajxhanit.
Pas këtij triumfi spektakolare, një koment të shkutër për mediat e bëri edhe kapiteni i “Legjionarëve”, Berat Gjimshiti, i cili fillimisht foli për suksesin e skuadrës së tij, ndaj Azerbajxhanit dhe më tej bëri një “analizë” të shkurtër, për përballjen e 15 qershorit, ndaj “Signal Iduna Park”, ndaj “Të Kaltërve”, të Italisë.
“Kam ardhur me vonesë, mbaruam kampionatin më vonë. Kam gjetur një ekip që është shumë gati. Është ushtruar shumë, u duk edhe në fushë. Kemi 1 javë kohë, të përgatitemi sa më mirë, përballë Italisë. Jemi të gjithë gati. Nuk është problem pozicioni në mbrojtje. Në kualifikuese ecëm mirë me 4 në mbrojtje. Nuk është problem për mua.
Nuk kam diskutuar me Scamaça. Më shumë shokët më kanë thënë që duhet të bëj ndërhyrje të forta dhe mos ta le të shënojë. Do të jetë Shqipëria kundër Italisë. Do të mbrohemi të gjithë bashkë dhe do të sulmojmë të gjithë bashkë. Është diçka kolektive dhe duhet të jemi të gjithë gati. Besoj që është pozitive që shumë futbollistë luajnë në Itali. I njohim shumë mirë kundërshtarët. Mund të jetë një ndihmë për veten. Është pozitive për ne. Shpresojmë t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë”,- u shpreh Gjimshiti. /i.m /abcnews.al