TIRANË- Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” tha se me ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, koha e udhëtimit do jetë e shpejtë dhe pa pengesa. Ai theksoi se kjo strukturë hekurudhore do ketë në përmbajtën e saj 11 stacione, të cilat do mund të aksesohen nga qytetarët, të cilët do udhëtojnë nga kryeqyteti për në Durrës dhe anasjelltas.
“Themi që elektrifikimi vjen diçka më vonë, distancat dot shkurtohen nga 20-25 minuta Tiranë-Durrës dhe 10-12 minuta me Rinasin. Do të jenë 11 stacione”, tha ai.
Ai theksoi se transporti hekurudhor është transport i sigurt dhe pa vonesa. Me vënien në jetë të kësaj linje hekurudhore, Verdho theksoi se qytetarët në kohë rekord do udhëtojnë drejt Rinasit, por edhe në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit.
Sipas tij, kjo mënyrë transporti do të përdoret masivisht nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga turistët e huaj, që kanë ardhur duke u shtuar vitet e fundit.
“Ne themi gjithmonë për të ikur në Rinas duhet të nisemi dy orë përpara. Nuk e kemi të sigurt për shkak të trafikut nëse mbërrijmë Rinasin apo jo. Kjo do bënte të mundur, që në orare të sakta, çdo qytetar të arrijë Rinasin në kohën e duhur. Qytetarët tanë, por duke parë dhe fluksin e turizmit, ata kërkojnë shërbim të transportit hekurudhor”, tha ai./abcnews.al