I ftuar në “Money Report” në ABC News, drejtuesi i hekurudhave shqiptare, Ergys Verdho tregoi se sa do të shkurtohet distanca mes qyteteve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës në sajë të projektit për hekurudhën “Kuq e Zi”.
Verdho tha se me trenin që do të ecë me 120 km/orë, distanca nga Durrësi në Gjakovë do të jetë 3 orë, Durrës-Shkodër 1 orë dhe Shkodër-Prishtinë 2 orë. Ergys Vedhi tha se treni dhe gjithë infrastruktura e projektit do të jetë e teknologjisë së fundit duke përfshirë dhe rrjetin 5 G.
“Nga Durrësi deri në Gjakovë distanca do të përshkruhet për vetëm 3 orë me trenin, i cili do të ecë me shpejtësi 120 km/orë . Kurse Durrës-Shkodër do të bëhet për vetëm 1 orë dhe 2 orë do të bëhet distanca Shkodër-Prishtinë. Kjo hekurudhë do bëjë që zhvillimi në ato fshatra të braktisura të rilindë dhe turizmi të lulëzojë. Sa i takon financimit, ka forma të ndryshime financimi dhe impelemtimi. Financimi gjendet shumë kollaj kur është investimi. Tuneli dhe gjithë projekti hekurudhor do të jetë shumë smart, me sinjalistikë dhe me rrjetin 5G, gjithë infrastruktura do të jetë e teknologjisë së fundit”, tha Ergys Verdho.