Italia është duke u përgatitur në detajet e fundit para fillimit të Euro 2024. Të kaltërit janë pjesë e Grupit B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, duke formuar kështu një nga grupet më të forta të këtij Europiani.
Ish-mbrojtësi Leonardo Bonucci thekson se kombëtarja e tij është në një grup ferri, ndërsa shtoi se nuk mund të parashikojë nëse Italia do t’iua dalë të përsërisë suksesin e Europianit të fundit.
“Italia është në një grup jashtëzakonisht të fortë dhe të rrezikshëm. Por, nëse brenda organikës gjehet “kimia” e duhur atëherë i kanë të gjitha shanset për t’ia dalë mbanë. Nuk e di nëse kjo kombëtare mund të përsërisë suksesin e Europianit të kaluar, por jemi të gjithë në mbështetje të trajnerit Spalletti dhe lojtarëve.
Pas zhgënjimit ku nuk mundëm të kualifikoheshim në Kupën e Botës, tani duhet të jemi të bashkuar me qëllimin e vetëm për të mbështetur pa kushte kombëtaren”, u shpreh Bonuçi.
Italia e nis rrugëtimin e saj në Europian më datë 15 qershor në ndeshjen ndaj Shqipërisë./ h.ll/abcnews.al