DHËRMI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Dhërmi. Një recepsionist hoteli, është shpallur i zhdukur, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pasi në ambientet e brendshme të hotelit ku ai punonte janë gjetur gjurmë gjaku.
Punonjësi i recepsionit, Eraldo Novruzi rezulton i zhdukur, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu.
Ky i fundit në ne vitin 2022 ishte i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje ne zonën e Dhërmiut. Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është arratisur në drejtim të Greqisë./n.m.abcnews.al