Pavarësisht diskutimeve, ende asnjë armëpushim mes palëve për luftën në Gaza

schedule15:02 - 6 Qershor, 2024

schedule 15:02 - 6 Qershor, 2024

Në kohën kur bota shpreson për një armëpushim në Gaza, një sulm i fundit izraelit e bën më të largët një perspektivë të tillë. Trupat e shtetit hebre bombarduan një shkollë që strehonte palestinezë te zhvendosur në pjesën qendrore të territorit duke vrarë atje me dhjetëra vete, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë vendas.

Arsyetimi i shtetit hebre ishte po i njëjti: brenda asaj shkolle, sipas tij, po vepronin militante të Hamasit.

E gjithë kjo erdhi pasi ushtria njoftoi një sulm të ri tokësor dhe ajror në disa kampe refugjatësh në pjesën qendrore të Gazës, duke shënjestruar militantët e Hamasit për të cilët Izraeli insiston se janë rigrupuar në këtë zonë.

Dëshmitarët dhe zyrtarët e spitalit thanë se raketat shënjestruan shkollën al-Sardi, e drejtuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë- UNRWA. Sipas dëshmitarëve, shkolla ishte e mbushur me palestinezë të cilët i ishin larguar ofensivës dhe bombave në Gazën veriore.

Një dëshmitar okular, Ayman Rashed, tha se raketat goditën klasat në katin e dytë dhe të tretë të godinës, ku familjet ishin strehuar familje te shpërngulura.

6 persona të tjerë vdiqën nga goditja e një tjetër banese ku ata po qëndronin. Të dy sulmet ndodhën në Nuseirat, një prej kampeve të refugjatëve të ndërtuar në Gazë që daton nga lufta e vitit 1948./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!