Në prag të sfidës së fundit miqësore përpara Euro 2024, Shqipëria do të ndeshet ditën e premte në orën 19:00 ndaj Azerbajxhanit. Në konferencën për shtyp, Taulant Seferi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe është shprehur tepër i motivuar për Euro 2024.
“Kemi punuar shumë intensivisht me grupin për këto sfida. Të jesh pjesë e kësaj kombëtareje është një krenari e vërtetë. Ne mëzoi po e presim Euro 2024.
Arbër Hoxha luajti sfidën e fundit? Është një lojtar me shumë cilësi dhe jam shumë i lumtur për të. Konkurrenca është shumë e fortë, por është edhe një gjë e mirë për kombëtaren tonë.
Karriera? Futbolli ndonjëherë ka ulje edhe ngritje. Por unë gjithmonë kam pasur për qëllim që të bëjë më mirë. Kam punuar shumë për të arritur këtu dhe unë shpresoj që të jemi në formën më të mirë në Europian.
Europiani mundësi për të treguar vlerat dhe për të marrë një kontratë të “jetës”? Jo, nuk e shoh kështu Europianin. Kryesorja është që ne të bëjmë sa më mirë me kombëtaren në këtë turne. Për ndonjë klub të ri në të ardhmen, do të mendojë pas Euro 2024.
A do të duhet të jemi vendimtarë përpara portës me kombëtaren ashtu si me klubet? Padyshim, ne jemi sulmues dhe duhet të bëjmë gola. Po punojmë fortë, jemi në formë të mirë fizike dhe sigurisht puna jonë është të shënojmë.”
Miqësoret e kundërshtarëve të grupit B
“Kundërshtarët janë shumë të fortë. Grupi është shumë i fortë, por ne jemi duke u përgatitur dhe duhet të kemi një shpirt luftarak. Duhet të jemi të bashkuar, ashtu siç thotë edhe trajneri, duhet të jemi 1.”
Deklarate e Sylvinho për “AS”, lidhja e fortë e lojtarëve me fanellën kuqezi
“Sigurisht, ne jemi shumë krenarë për këtë fanellë që veshim, jemi shumë të lumtur. Ne do të japim maksimumin tonë për këto ngjyra dhe shpresojmë për rezultatet më të mira”, ka përfunduar Seferi./h.ll/abcnews.al