Lukaku është rikthyer te Chelsea pas huazimit të tij te Roma, dhe tashmë po pret një klub të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk është më në planet e klubit aktual anglez.
Sulmuesi i ka idetë e qarta dhe gjatë një interviste për gazetën belge “Het Laaste Nieuës”, zbuloi disa të dhëna interesante, ku duket qartë që kërkon një ribashkim me ish-trajnerin e tij, Antonio Conte, me këtë të fundit që është zyrtarizuar te klubi i Napolit në Serie A.
“Çfarë do të ndodhë? E kam kuptuar tashmë në kokën time, e di sa çfarë do të ndodhë. Unë do të bëj një zgjedhje dhe do ta shpjegoj atë, sa herë vendos të qëndroj diku, e bëj për shkak të disa faktorëve.
Çfarë faktorësh? Marrëdhënia ime me trajnerin, për shëmbull. Është si një marrëdhënie me gruan. Nëse nuk funksionon më, pse të rrimë bashkë?
Trajneri më i mirë që kam pasur? Sigurisht që Antonio Conte”, ka përfunduar belgu, ku duket se dëshiron një ribashkim me ish-trajnerin e tij tek Inter./h.ll/abcnews.al