“Kryeministri Edi Rama ka treguar se është shumë mirë në politikën e jashtme, ndërsa sa i përket politikës së brendshme kjo mbetet për t’u diskutuar”, kështu u shpreh politologu Alban Daci gjatë emisionit, “Real Story” në ABC News.
Ndërsa komentoi edhe dokumentari e RAI3 dhe akuzat e bëra ndaj kryeministrit Rama, Alban Daci u shpreh se tashmë edhe në mediat italiane ka një farë transformimi dhe se RAI po kthehet në një TV komercialist për të mbijetuar.
Megjithatë theksoi se deri më tani është bërë një punë shumë e mirë në vend dhe se beson se 2030 do të jetë një vit shumë i mirë për Shqipërinë, pavarësisht fakti nëse do të jetë apo jo në BE, por gjuha me të cilën i janë drejtuar Shqipërisë deri më sot do të ndryshojë.
“Mendoj që Rama po gabon me RAI3 sepse është një media serioze . Ka një politikë të majtë dhe nuk tërhiqet… Dhe mendoj që duhet të bëjë një paqe me RAI 3. Por vetëm RAI po kthehet në TV komercialist për të mbijetuar. Pra ka një fare transformimi edhe në mediat italiane. Mendoj që Rama deri diku e ka tepruar me të majtën italiane dhe është problem serioz që ta teprosh. Në fjalimin e Ramës kam kuptuar se synoi të bënte një paqe. Për politikën e jashtme mendoj që Rama luan shumë mirë, por për politikën e brendshme mbetet e diskutueshme. Besoj që 2030 do të jetë një vit shumë i mirë pavarësisht se do të jemi apo jo në BE dhe fqinjët tanë ballkanikë nuk do të flasim me të njëjtën gjuhë që kanë folur deri tani”, tha ndër të tjera Alban Daci.
/abcnews.al/