Dy persona në Ferizaj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen për spiunazh ndaj BIA-s së Serbisë. Sipas mediave vendase, ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.
Sipas Klan Kosova, njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve ’90-’99, ndërsa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. Ndalimi i dy personave është konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale.
Në njoftim thuhet se pas hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe policinë, janë zhvilluar bastisje në dy lokale./abcnews.al