Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë përkujtimit të zbarkimit të Normandisë dhe më pas në samitin e G7 në Itali. Lajmi u njoftua nga Shtëpia e Bardhë menjëherë pas largimit të presidentit amerikan për në Francë.
“Gjatë udhëtimit të tij në Normandi, (Biden) do të ketë mundësinë të flasë me Presidentin Zelensky për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe se si ne mund të vazhdojmë të thellojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, u tha gazetarëve amerikanë për sigurinë kombëtare, këshilltari i sigurisë, Jake Sullivan në bordin e Air Force One.
Gjithashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plan për të dërguar trajnerë ose trupa ushtarake në Ukrainë.
/abcnews.al