Vizita e Georgia Melonit, zbardhen detaje/ Shtohen masat e sigurisë në Shëngjin dhe Gjadër

schedule18:26 - 4 Qershor, 2024

schedule 18:26 - 4 Qershor, 2024

SHQIPËRI- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa do të inspektojë zonën e Gjadrit në Lezhë, aty ku priten të ndërtohet një kamp për refugjatët sipas marrëveshjes së nënshkruara mes Tiranës dhe Romës zyrtare.

Në Gjadër, kryeministrja Giorgia Meloni do të shoqërohet nga homologu shqiptar Edi Rama. Ky inspektim do të nisë në orën 11:15 të së mërkurës dhe më pas dy kryeministrat në 12:00 do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi.

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbërritja e Melonit në Shqipëri, autoritetet ligjzbatuese kanë marrë të gjitha masat e sigurisë si në Portin e Shëngjinin ashtu dhe në kampin e Gjadrit.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, raporton se në Gjadër ka prezencë të shtuara të policisë shqiptare dhe përfaqësues nga pala italiane.

“Ka pasur një prezencë të shtuar policie, jo vetëm në Shëngjin, por edhe në Gjadër. Prej ditës së djeshme ka patur një numër të shtuar edhe të autoriteteve italiane. Në Gjadër kanë udhëtuar mjetë të policisë. Në Portin e Shëngjinit nuk vërehet një prezencë e lartë e policisë, por janë marrë të gjitha masat e sigurisë. E gjithë vëmendja është përqendruar në Gjadër”, raportoi gazetari/ abcnews.al