Bonot e privatizimit, deri në fund të 2027, Komisioni i Ekonomisë miratoi shtyrjen e afatit

schedule15:21 - 4 Qershor, 2024

schedule 15:21 - 4 Qershor, 2024

Komisioni I ekonomisë ka miratuar zgjatjen e aftit për përdorimin e bonove të privatizimit.

Qytetarët do të kenë mundësi tashmë që ti përdorin ato për ët privatizuar objekte të ndryshme deri  në 31 dhjetor të vitit 2027.

Propozuesja e këtij  ndryshimi ligjor tha se kjo nisme u ndërmor pasi në vend ka ene një sasi të madhe të bonove të privatizimit të papërdorura ende.

Shpërndarja e bonove të privatizimit nisi në vitin 1995 me qëllim privatizimin e objekteve dhe pronave shtetërore.

Bonot e privatizimit mund të përdoren  për të privatizuar një pjesë të  ndërtesave  që  janë në tokat e ish-pronarëve, të cilët kanë  të drejtën e parablerjes së objekteve.Po ashtu ato mund të përdoren edhe  për objektet që  janë në proces legalizimi./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!