Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Kosova u vetëpërjashtua, kjo nuk i shërben qytetarëve

schedule12:55 - 10 Nëntor, 2019

schedule 12:55 - 10 Nëntor, 2019

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët pas takimit në Ohër, kryeministri Edi Rama kritikoi Kosovës që  nuk ishte e pranishme në këtë samit. Sipas tij vetëpërjashtimi nuk i shërben interesave të qyetarëve të Kosovës, ndërsa theksoi se nuk ka ndryshuar qëndrim që Serbia duhet të njohë Kosovën.

“Do hapin kufijtë e rajonit për 4 liritë e lëvizjes të garantuara nga Bashkimi Europian, por jetësimi i 4 lirive përfshirë dhe Bosnjen dhe Serbinë që nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë që Shqipëria ka dryshuar qëndrim për Serbinë, as unë nuk kam ndryshuar mendim që siç deklarova në Beograd Serbia duhet të njohë Kosovë.



Por nuk ka arsye që kosova të vetëpërjashtohet dhe asnjë arsye që Shqiëpria e Kosova mos mbrojnë interesat e qyetarëve që kalojnë prëmes integrimit, dhe jo vetëpërjashtimit e izolimit.

Kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi mes Kosovës. A do të donin të vazhdonte njësoj historia me mallra që presin në radhë me orë e ditë e njerëz me radhë kilometriek apo do donin që edhe mes Shqiëpri Kosovë të çelet liria e lëvizjes.

Unë besoj se heqja e kufirit nuk është një minishengen. Nuk e di kush e gjeti, duke qenë se jam 198 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini është WBSH (Western Balkan Shengen).” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!