Ndërhyrja e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Hyseni: Kudo ku shkel dëmton interesat e shqiptarëve

schedule16:30 - 3 Qershor, 2024

schedule 16:30 - 3 Qershor, 2024

“Çdo ndërhyrje nga jashtë krijon përçarje tek shqiptarët”, kështu u shpreh analisti Blerim Hyseni gjatë një interviste në emision “Ballkan Update” në ABC News, ndërsa foli për ndërhyrjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet në RMV.

Analisti Hyseni shtoi se shqiptarëve nuk u duhet përçarja, dhe se kryeministri Kurti me ndërhyrjet e tij i ka bërë shumë dëm.

“Çdo ndërhyrje nga jashtë krijon përçarje. Çdo lidhje me parti të ndryshme politike prodhon pasoja negative kur nuk janë pushtet. Shqiptarëve nuk u duhet përçarja. Sepse duhet të presësh një gjeneratë të tërë të kalojë për të ardhur në një bashkëpunim. Ndërhyrja e Kurtit më shumë i ka bërë dëm  se sa mirë Maqedonisë së Veriut. Lëvizja Vetëvendosje le të dalë me platformën e tyre politike. Dhe në Maqedoninë e Veriut, ka projekte që nuk janë në të mirë të shqiptarëve dhe unë kam më shumë besim tek faktori ndërkombëtar që të mos lejojë që situata të përkeqësohet më shumë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/