Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:30 në fshatin Sofraçan të Bulqizës, ku një 30-vjeçar humbi jetën teksa po peshkonte.
Për pasojë janë procedua dy persona, të moshave 45 dhe 33 vjeç. Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi Klodian Kala.
“Po nga ky Komisariat, janë kryer veprimet e para hetimore menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lumin e fshatit Sofraçan, ku gjatë peshkimit me gjenerator humbi jetën shtetasi Klodian Kala, ju bëjmë me dije se, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit 45 vjeç, dhe 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi Kalo.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al