Humbje e rëndë për Barcelonë, që nuk do të ketë për pesë javë një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionin/. Mbrojtësin Nelson Semedo u dëmtua në ndeshjen e fundit me Celta Vigo. Në minutën e 23-të ai la fushën e blertë dhe më pas klubi katalanas ka bërë me dije edhe problemin e anësorit të djathtë.
Lojtari i Portugalisë ka një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë dhe koha e rikuperimit është pesë javë, sikurse thuhet në komunikatën e klubit të Barcelonës. Semedo është pjesë e rëndësishme e formacionit të trajner Ernesto Valverdo.
Ai është aktivizuar në 12 ndeshje në La Liga dhe 10 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. Gjithashtu Semedo ka luajtur në të katër sfidat e Barcelonës në fazën e grupeve në Champions League. Mungesa e 25-vjeçarit do të ndihet te katalanasit. /abcnews.al