Skënderbeu e Tirana përballen mes tyre, pas pushimit të kampionatit prej kombëtareve. Një takim që pritet të jetë mjaft i fortë, ndërkohë trajnerët Ilir Daja dhe Julian Ahmataj do të duhet të bëjnë pa dy prej titullarëve të mesfushës.
Bardheblutë nuk do të kenë në dispozicion Idriz Bathën. Mesfushori u fuqishëm u ndëshkua me karton të verdhë në klasiken me Vllazninë dhe për të ishte i katërti. Kështu javën pasardhëse ai do të duhet të shlyejë pezullimin.
Ahmataj ndërkohë pret që gjatë kësaj periudhe të kapë formën e duhur Edon Hasani, i cili ka pasur shqetësime javën e fundit. Gjithashtu edhe te Skënderbeu i kanë sytë nga infermieria, pasi dëmtimet kanë qenë të shumta.
E sigurt ndaj Tiranës është mungesa e Shqiprim Taipit. Mesfushori plotësoi në ndeshjen me Bylisin numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të japë kontributin e tij për Skënderbeun në sfidën me bardheblutë. /abcnews.al