Champions League/ Ancelotti nuk i trembet “Verdhezinjve”, tekniku italian publikon formacionin zyrtar të finales

schedule18:56 - 1 Qershor, 2024

schedule 18:56 - 1 Qershor, 2024

Është sfida që mbyll zyrtarisht sezonin 2023/2024. Mbrëmjen e kësaj të shtune, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të kërkojnë të përsërisin fitoren historike, ndaj Juventus, në vitin 1997, në finalen e madhe, të UEFA Champions League, mirëpo ndryshe nga sfida e “Olympiastadion”, në mitikun e “Ëembley” përballë djemve të Edin Terzic do të jenë 14 herë fituesit e këtij kompeticioni, “Galaktikët” e Real Madrid.

Këta të fundit duket të vendosur për t’i shtuar një tjetër trofe këtij sezoni, pas sigurimit të titullit kampion në La Liga dhe mesa duket tekniku Carlo Ancelotti nuk i druhet aspak “Verdhezinjve”, teksa ka vendosur të publikojë formacionin zyrtar të sfidës, thuajse tre orë para nisjes së finales së madhe.

Kështu rreshtimi është ai i zakonshmi 4-3-1-2, ku në portë ashtu siç kishte premtuar tekniku italian është rikthyer Thibaut Courtois. Në krahët e mbrojtjes janë Carvajal e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e kapiteni Nacho. Mesfusha me tre përbëhet nga Valverde, Camavinga e Toni Kroos, ndërsa në sulm janë tre “yjet”, Jude Bellingham, Rodrygo e Vinicius Junior. /i.m /abcnews.al 

Formacioni zyrtar: