Shkarkim i mundshëm? Flet Emery: Kam mbështetjen e plotë të klubit!

schedule21:24 - 9 Nëntor, 2019

schedule 21:24 - 9 Nëntor, 2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po kuotohet si favoriti për të qenë trajneri i radhës i shkarkuar. Strategu spanjoll nuk po merr rezultatet e duhura dhe humbja kundër Leicester 2-0 disa minuta më parë, ka tronditur edhe më shumë pozicionin e tij në krye të pankinës.

Megjithatë, Emery pranon se bordi nuk do ta shkarkojë, si dhe ka mbështetjen absolute të tyre: “Na duhet më shumë kohë, kemi lojtarë të rinj që duan të rriten. Kemi objektivat tona dhe duam ende kohë.

Kemi pasur disa probleme kohët e fundit, por me kohën, gjithçka do të zgjidhet. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të qetë. E ardhmja? Kam mbështetjen absolute të bordit drejtues”, përfundoi Emery./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!