Fitorja 6-0 në mesjavë kundër Galatasaray i ka bërë mirë Reali të Madridit. Lojtarët janë çliruar dhe kanë zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen kundër Eibarit në transfertë. Karim Benzema dhe Sergio Ramos kanë tronditur vendasit me tre gola të shpejtë.
Sulmuesi francez kaloi “Los Blancos” në avantazh në minutën e 17-të. Benzema konkretizoi tentativat e shumta të Realit dhe dërgoi topin në rrjetë. Tre minuta më pas miqtë fituan një penallti. Eden Hazard u pengua në mënyrë të parregullt në zonë dhe kapiteni Ramos nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat.