Kombëtarja e Sylvinhos për EURO 2024/ Vata: Cikalleshi duhet të ishte pjesë e skuadrës. Rama: Uroj që zgjedhja të jetë e duhura

schedule23:44 - 29 Maj, 2024

schedule 23:44 - 29 Maj, 2024

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Rudi Vata thotë se trajneri Sylvinho gaboi duke mos e përfshirë Sokol Cikalleshin në listën e lojtarëve për kampionatin evropian, EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Në një intervistë për “Ora e Funditr”, Vata u shpreh se futbolli shqiptar ka bërë proges.

Ndërsa Milaim Rama, futbollisti i parë kosovar që ka luajtur për Zvicrën, deklaroi se duhet t’i jemi mirënjohës Sylvinhos për punën që ka bërë të ekipi kombëtar i Shqipërisë.

Rudi Vata: Unë mendoj që ekipi kombëtar ka lojtarë mjaftueshëm të mirë për të përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto situata që është ekipi kombëtar, prapë jemi një kombëtare e re, që po rritet, komb i vogël. Është arritje tepër e madhe, por është drejt progresit. Arritja në Evropian ka ardhur në kohën e duhur. Ekipi kombëtar, me futbollistët që ka dhe mentalitetin profesional i kuptojnë përgjegjësitë e tyre, përfaqësojnë një komb, duhet të jetë grup, skuadër. Me individualitete nuk mund të kemi rezultate pozitive. Kemi një grup jashtëzakonisht të vështirë, mund të përfitosh, të mësosh, të rritesh. Kemi shpirtin e garës. Shpresoj të jemi më të uritur këtë evropian. Për mua këto 3 lojtarë, kanë konribut të jashtëzakonshëm. Forma mund të rriet ose të ulet. Kur flitet për Cikalleshin, besoj se me karakterin dhe personalitetin, sakfrificën, do ishte pjesë e rëndësishme. Zgjedhja e trajnerit është ekskluzivitet i tij. Silvinho ka gabuar për mendimin tim, por jo se ka gabuar shumë.

Milaim Rama: Na ka bërë krenarë për një kualifikim pas asaj të 2016. Kësaj here, me një grup të fortë, tregoi që ka në brendësi lojtarë me shumë kualitet, me shumë cilësi. Gjatë viteve ka pasur progres. Me meritë ishte në vendin e parë. Mezi presim që t’i shohim në Gjermani. Duhet t’i jemi mirënjohës Sylvinhos për punën që ka bërë deri tani. Puna e tij tregoi fryte. Me meritë janë në kampionatin evropian në Gjermani. Ka qenë edhe për mua një befasi, Sokol Cikalleshi të jetë jashtë këtij grumbullimi. Kontributi i Cikalleshit gjatë këtij kompeticioni dhe viteve të mëhershme. Sylvinho nuk e ka pasur të lehtë. Mendoj që zgjedhja të jetë e duhur. Uroj që kompeticioni të shkojë mbarë dhe Shqipëria të ketë sukses dhe të shkojë sa më lart.