Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

schedule07:06 - 29 Maj, 2024

schedule 07:06 - 29 Maj, 2024

Dashi

Urime! Sapo jeni futur në një periudhë që do sjellë ndryshime të rëndësishme. Ju të dashuruarit duket jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet të lejoni aspak të tjerët të ndërhyjnë tek jeta juaj. Komunikimin duhet ta mbani sa më të fortë me partnerin. Shëndeti nuk do jetë i keq. Financat do varen shumë nga puna dhe do kenë përmirësime nga java në javë. Në punë do ndodhin gjëra me të vërtetë të bukura dhe askush nuk do mund t’ju frenojë dot të arrini objektivat.

Demi

Do shfaqen disa sfida para jush me të lindurit e shenjave të Akrepit dhe Ujorit. Ju të dashuruarit do jeni tradicionalë dhe nuk do provoni shumë gjëra të reja. Beqarët do ftohen nëpër festa të ndryshme dhe atje mund të takojnë persona nga më të ndryshmit. Në punë do ju jepet mundësia të provoni eksperienca të reja më stimuluese se më parë.

Binjakët

Mundësi për raporte të reja me të lindurit e shenjave të Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Mërkuri do jetë në favorin tuaj. Do jeni pafundësisht kureshtarë dhe do kërkoni të mësoni sa më shumë gjëra. Do zbuloni edhe disa sekrete. Të dashuruarit do e mbështesin pafund njëri-tjetrin. Beqarët do njihen me persona me zemër te madhe. Financat do jenë shumë më të mira nga një muaj më parë.

Gaforrja

Yjet kanë rezervuar për ju një kohë me transformime të mëdha. Mund të thuhet se ka ardhur momenti juaj. Nëse keni një lidhje mirë është të mos tregoheni shumë të pavarur dhe të mos bëni gjera sipas mendjes tuaj. Për beqarët me shumë gjasë do ndodhin disa takime. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe. Në punë do e bëni gjithçka me shumë dëshirë dhe vendosmëri.

Luani

Misioni juaj është bashkëpunimi. Keni sfida me të lindurit e Demit, Akrepit dhe Ujorit. Mundësi për raporte të reja me të lindurit e shenjave Dashi, Binjakët dhe Peshorja. Marsi vijon të jetë në oponencë me të lindurit e kësaj shenje. Për beqarët mund të fillojë diçka e re në punë midis kolegësh. Shëndeti nuk do jetë perfekt, por shqetësimet do jenë të vogla dhe jo për gjëra alarmante. Në punë më të privilegjuarit do jenë: gazetarët, shkrimtarët si dhe biznesmenët e rinj.

Virgjëresha

Misioni juaj është përqendrimi për të qenë produktivë. Që të mos pendoheni më mirë tregohuni të matur dhe parashikojini gjërat me kujdes. Shëndeti nuk do jetë i keq. Edhe beqarët, mund të lodhen pak së kërkuari, por do arrijnë ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Gjendja e financave do lërë për të dëshiruar ndërkohë në punë nuk do e dini shumë mirë rrugën që duhet të ndiqni.

Peshorja

Në horizont ka raporte të reja me të lindurit e Gaforres dhe Bricjapit. Ju të dashuruarit do keni frikë të guxoni apo të bëni propozimet sepse do ju duket sikur nuk jeni në lartësinë e atij që keni në krah. Beqarëve do u ndodhin gjëra vërtetë interesante dhe emocionuese. Financat nuk do përkeqësohen nëse tregoheni të kujdesshëm.

Akrepi

Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë këtë periudhë. Me të lindurit e Dashit, Gaforres dhe Virgjëreshës ka mundësi raportesh të reja në horizont. Planetët do ju ndihmojnë për të arritur atë që dëshironi. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie shumë të mirë me partnerin. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Me financat do merreni më seriozisht dhe nuk do keni tronditje të mëdha ndërkohë puna ecën mirë.

Shigjetari

Priten sfida në horizont me të lindurit e shenjës Binjakët, Virgjëreshës dhe Peshqit. Do të kaloni disa periudha tranzitore për çështje të ndryshme. Marsin do ta keni në favorin tuaj. Nëse jeta juaj në çift është disi e trazuar, do përdorni çdo lloj mënyre për t’u ndierë më të qetë dhe më të çliruar. Beqarët do jenë më guximtarë dhe nuk do kenë frikë të lëvizin çdo gur për të tërhequr pas vetes personat që pëlqejnë. Në punë çdo gjë do ndodhë si me magji.

Bricjapi

Parashikohen sfida me ata persona të shenjave të Gaforres dhe Peshores. Do të jetë një kohë me shumë lëvizje dhe goditje të papritura. Nëse jeni në një lidhje, mirë është të kontrolloni disa fjalë dhe të mos përballeni për gjithçka me partnerin pasi vetëm ashtu marrëdhënia mes jush mund të mbetet e mirë. Në punë do ju jepet një detyrë sipas formimit që keni marrë dhe nuk do mund të mos ia dilni mbanë.

Ujori

Rinovimi do të jetë kryefjala për të lindurit e kësaj shenje. Do të gjendeni përballë sfidave me të lindurit e Demit, Luanit dhe Akrepit. Nëse keni një lidhje dhe ka kohë që gjërat nuk ecin si duhet, më mirë gjeni një moment dhe sqaroni gjithçka me partnerin. Sido që të jetë përfundimi do ndiheni më të qetë. Në punë më fatlumët do jenë mjekët dhe personeli mjekësor.

Peshqit

Mendimet pozitive do të karakterizojnë të lindurit e kësaj shenje. Me të lindurit e shenjave Binjakët dhe Shigjetari pritet të keni sfida. Do të kaloni një fazë mjaft të rëndësishme të jetës suaj. Një fazë ku do të vini pikat mbi “i” për shumë çështje rreth së ardhmes. Ju të dashuruarit për fat do keni mundësi të kaloni më shumë kohë me partnerin e të sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Në punë duhet të rishikoni strategjitë e ndjekura deri më tani dhe të ndiqni rrugët më të shkurtra për të arritur atje ku doni të arrini prej kohësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!