Adoleshtetët që konsumojnë cigare elektronike po kalojnë numrin e të rriturve. Shqetësimi ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në prag të ditës ndërkombëtare pa duhan. Përdorimi i tyre mes moshave 13 deri në 15 vjeç në Shqipëri është afro dyfishi i mesatares globale.
“Përdorimi i cigareve elektronike në moshat 13- 15 vjeç në vendin tonë shkon në një mesatare 9.2%, mesatarja e përgjithshme botërore është 5%. Vetë të rinjtë kanë dëshirë te eksperimentojnë të duken më trendi, të jenë rebel, bën pjese dhe presioni i grupit grupit, kur janë në një grup detyron dhe ata që se përdorin”
Në gjimnazet e Tiranës shumë prej nxënësve e përdorin pa e ditur rrezikun.
sink –adoleshente
Studimet tregojnë se përdorimi i cigareve elektronike nxit konsumin e atyre tradicionale me gati tre herë tek të rinjtë që nuk pinë duhan.
“Shqetësim i madh i Organizatës Botërore të Shëndetit njëkohësisht në të gjitha shtetet e vendet e përparuar është konsumi i këtyre produkteve nga fëmijët. Apeli i këtij viti është të mbrojmë fëmijët nga këto produkte të reja të duhanit. Ky produkt është i dëmshëm, fëmijët nuk janë në gjendje të gjykojnë se nesër do të bëhen vartës nga nikotina pasi këto produkte kanë nikotinë dhe në të ardhmen do të jenë përdorues të konsumit të duhanit.”
Shfaqjen e cigareve elektronike Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh si kërcënim të arritjeve të deritanishme dhe iu bën apel shteteve të mbrojnë të rinjtë prej produkteve të nikotinës duke krijuar vende publike 100% pa duhan, rritur taksat e ndaluar cigaret me shije të ndryshme. Hulumtimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuluan se më shumë se 70% e të rinjve përdorues të cigareve elektronike do ta linin duhanin nëse produktet do të ishin të disponueshme vetëm me aromën e tij./abcnews.al