Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kultivonte bimë narkotike në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe.
Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u gjetën dhe sekuestruan 373 fidanë bimë narkotike kanabisi. Po ashtu janë gjetur dhe se një sasi municioni luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.