Ditën e dielë, Egnatia mposhti Partizanin me shifrat minimale 0-1 në finalen e “Final Four”, duke ngritur kështu në qiell trofeun e Kategorisë Superiore.
Sigurisht që për të gjithë klubin rrogozhinas kishte festë gjatë gjithë natës, por nuk mund të mungonte as festa e madhe para sheshit kryesor të Rrogozhinas, përballë banorëve të kësaj qyteze.
Autobusi i skuadrës ka mbërritur dhe përpara u kanë dalë të gjithë banorët e këtij vendi duke rrethuar lojtarët në festë dhe në hare. Lojtarët më pas janë ngjitur në një skenë të improvizuar nga bashkia e vendit duke kënduar dhe festuar të gjithë së bashku.
Ky ishte triumfi i parë në histori për Egnatian në Superiore, falë një sezoni të jashtëzakonshëm./ h.ll/abcnews.al