Me letërsinë 50 vite/ Rrëfehet Floresha Dado: Librat e parë mi bleu vëllai, i cili vdiq në moshë të re

schedule10:25 - 28 Maj, 2024

schedule 10:25 - 28 Maj, 2024

Akademikja dhe studiuesja e letërsisë, Floresha Dado ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo ka treguar se si i lindi dashuria për letërsinë që në moshë të vogël, duke ndikuar shumë dhe te personaliteti i saj.

Dado ka zbuluar se ishte vëllai i saj i ndjerë që i bleu librat e parë, mirëpo, gjatë periudhës së universitetit kuptoi se kishte një dëshirë më të madhe të merrej me studimin e teorisë së letërsisë, sesa të bëhej shkrimtare.

“Dashurinë për librin ma ka futur im vëlla që nuk jeton dhe ka ndërruar jetë në moshë të re. Ai më sillte librat e parë, bëhet fjalë për klasën e parë, për klasën e dytë, një dashuri që nuk e di se si më erdhi shumë e fuqishme. Unë në klasë të tretë kam lexuar romane të mëdhenj që as nuk i kuptoja.

Letërsia ka pasur një ndikim shumë të jashtëzakonshëm te unë. Sot ka ndodhur diçka, unë u dhashë shumë pas librave të teorikut letrar dhe kjo më bëri një të mirë shumë të madhe. Vërtetë unë mendoj që kam arritur fundit por kam një formim shumë të madh në gjykimin e letërsisë dhe të gjithë dukurive të artit, por kjo bëri që të largohesha pak nga leximet. Më vjen keq për veten se nuk jam kënaqur duke lexuar letërsi, tani dua ta kompesojë. Jam marrë me libra teorikë letrarë, por nuk jam pishman sepse më dha një formim shumë të mirë letrarë. Kur isha në shkollë kisha shumë qejf të bëhesha shkrimtare, mirëpo, kur shkova në fakultet mu krijua përshtypja që nuk jam unë aty. Sepse çuditërisht, mua pasionet më kanë ardhur vetë dhe që në fakultet unë kisha dëshirën e studimit të letërsisë, prandaj fillova dhe punën në Insitutin e Gjuhësisë së Letërsisë”, rrëfeu ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!