Atentanti ndaj Fico-s/ Gjendja shëndetësore e kryeministrit sllovak po përmirësohet

schedule15:23 - 27 Maj, 2024

schedule 15:23 - 27 Maj, 2024

Gjendja e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, pas një atentati në fillim të këtij muaji, është duke u përmirësuar, thanë të hënën burime qeveritare dhe spitalore.

Fico u qëllua katër here teksa përshëndeti mbështetësit në një tubim qeveritar në qytetin qendror të Sllovakisë, Hadlova, më 15 maj.

59-vjeçari Fico u qëllua në bark dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ai iu nënshtrua menjëherë një operacioni që zgjati më shumë se pesë orë dhe një tjetër ndërhyrje dy ditë më vonë.

Gjendja e tij që atëherë është përmirësuar, tha Spitali Universitar FD Roosevelt në një përditësim të përditshëm.

“Në bazë të rezultateve të analizave, mbledhja e sotme e bordit mjekësor konfirmoi përmirësimin gradual të gjendjes shëndetësore të kryeministrit”, tha qeveria pa dhënë detaje të tjera.

Sulmi, përpjekja e parë e madhe për vrasjen e një lideri politik europian në më shumë se 20 vjet, nënvizoi polarizimin e thellë politik në shoqërinë sllovake.

Policia arrestoi në vend autorin e sulmit. Prokurorët e akuzuan më vonë për vrasje me paramendim dhe një gjykatë urdhëroi paraburgimin e tij.

71-vjeçari i tha gjykatës se donte të lëndonte, jo të vriste, kryeministrin e Sllovakisë, sepse ai nuk ishte dakord me politikën e qeverisë dhe përdori një armë që e kishte në pronësi për më shumë se 30 vjet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!