Sa shpesh kontrolloni celularin tuaj? (A e keni kontrolluar edhe pasi lexuat ketë fjali?)
Studiuesit nga Universiteti i Teksasit në Austin kërkuan nga 448 studentë që të bënin një seri testesh për të matur aftësinë njohëse.
Studiuesit i ndanë studentët në tre grupe dhe u kërkuan secilit që të mbajnë celularë e tyre në një vend tjetër: ose përballë në tavolinë, në xhep apo çantë (“kudo që ata do të ishin” natyrisht “), ose në një dhomë të veçantë .
Rezultatet? Ata me celularët e tyre në një dhomë tjetër performuan dukshëm më mirë sesa ata me celularët në tavolinat e tyre.
Sa më larg telefonat e tyre ishin,, aq më mirë funksiononte truri i tyre. /abcnews.al
Sigurisht, celularët inteligjentë kanë shndërruar shoqërinë tonë, duke e bërë më të lehtë lidhjen me të tjerët. Por kjo anë pozitive ka një anë të errët, pasi ajo mund të na krijojë varësi.
Studimet tregojnë se njerëzit përdorin celularët e tyre mesatarisht 85 herë në ditë,dhe një studim i vitit 2015 në Gazetën e Psikologjisë tregoi se thjeshtë për të pasur akses në smartphone të bën të besosh se je më i ditur se sa je në të vërtetë.
Disa rregulla per të shmangur varësinë nga celulari:
1-Vendosni si rregull që mos ta kontrolloni telefonin kur jeni në shtrat, ose mos të përdorni telefonin tuaj në tryezën e darkës.
2-Mos shikoni njoftimet ne celularin tuaj ndërkohë që jeni të shoqëruar.
3- Në fund, provoni veten. Shikoni sa kohë mund të qëndroni pa celularin tuaj. Mund të qëndroni në një shfaqje televizive pa celular? Në një udhëtim ? Një ditë të plotë në punë? Sa më shumë që të përpiqeni, aq më shumë mund të zbuloni se nuk jeni aq i humbur pa të siç mendonit. /abcnews.al