Meta kthen mbrapsht “Korporatën e Investimeve”

schedule14:02 - 9 Nëntor, 2019

schedule 14:02 - 9 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës i ka kthyer pas Kuvendit ligjin për Korporatën e Investimeve. Meta argumenton se ky liggj është i pa justifikuar, cënon konkurrencën në treg, si dhe ju heq bashkive të drejtën ligjore për të zotërues të pronave, duke e kaluar këtë të drejtë ekskluzivisht tek qeveria.

Ligji i shumë debatuar për Krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ilir Meta e kthehu atë pas në Kuvend duke ngritur dyshime mbi qëllimin e tij.

“Qëllimi i ligjit është i paqartë, subjektiv dhe nxjerrja e kësaj norme të re ligjore është e pajustifikuar objektivisht. Krijimi i një subjekti tregtar nëpërmjet një ligji të veçantë krijon premisa për cenim të “parimit të barazisë përpara ligjit”, “lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe nismës së lirë” parime këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta”.

Për Presidetin një qëllim tjetër fshihet pas këtij ligji.

“Qëllimi real i Këshillit të Ministrave, i pranuar nga Kuvendi, nuk ka qenë vetëm krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare si shoqëri tregtare aksionare, por trajtimi i kësaj shoqërie me një legjislacion të veçantë duke i dhënë asaj një karakter dominues në treg dhe duke e veshur atë apriori me pushtet vendimmarrës të njëjtë me atë të një agjencie/institucioni publik shtetëror”.

Për kreun e shtetit, kjo do të sjellë jo vetëm pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike, por me këtë ligj, kryeministri do tu marrë kompetenca të gjitha bashkive.

“Ndërhyrja e pushtetit qendror nëpërmjet vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave për t’i hequr të drejtën e pronësisë pushtetit vendor mbi një pronë të caktuar pa marrë më parë mendimin apo miratimin e Këshillit Bashkiak mbi këtë fakt, e bën ndërhyrjen jo vetëm të pajustifikuar, por përbën në thelb një kufizim të ushtrimit të së drejtës së pronësisë të titullarit mbajtës të saj që është pushteti vendor.”

Presidenti i kërkon Kuvendit të rivlerësojë edhe një herë nëse një ligj i tillë është i nevojshëm,  dhe nëse po, ky ligj të përmirësohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!