Mashtrimi me mikrokreditë/ Deralla: Po punojmë për një zgjidhje fituese! Kthupi: Qytetarët duhet të paguajnë vlerën fillestare të kredive

schedule21:00 - 24 Maj, 2024

schedule 21:00 - 24 Maj, 2024

Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për skemën e mashtrimit me mikrokreditë në Tiranë.

Gjatë kësaj interviste, Deralla tha se detyrimi në sistemin financiar është diçka që duhet të shlyhet dhe se nuk parashikohet që të falen.

Nga ana e tij, avokati Rezart Kthupi, u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me shumë vëmendje dhe se do të duhet që institucionet të kthehen në pikën fillestare, dhe se sipas tij, qytetarët do të duhet të paguajnë vlerën fillestare të kredive.

Pjesë nga intervista në studio:

Deniz Deralla: Klientët e këtyre kompanive janë debitore, sigurisht që mund të ketë klientë të mashtruar dhe të gjitha rastet duhet të paraqiten në gjykata, por pjesa më e madhe e këtyre klientëve nuk humbasin para. Detyrimi ndaj sistemin financiar është diçka që duhet të shlyhet, nuk parashikohet të falen, patjetër që do të ketë rishikim. Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje më të mira, jemi në përgatitje të një kuadri ligjor. Do t’ kërkojmë ndoshta edhe parlamentit të bëjmë një ndërhyrje të shpejtë. Në rastin e këtyre kompanive, janë qytetarët që u detyrohen kompanive. Kjo është e ndryshme nga firmat piramidale.

Avokati, Rezart Kthupi: Duhet të kthemi në pikën kur është bërë transferimi i kredisë. Mashtrimi ka ndodhur mbi vlerën, dhe duhet të kthemi në pikën fillestare. Tani duhet të diskutojmë do të shlyhet apo jo kredia. Por kemi të bëjmë me çështjen se çfarë ka ndodhur pas transferimit të kredisë, pasi kanë filluar të rriten detyrimet. Të gjitha këto kosto duhet t’i shkarkohen qytetarit. Në këtë pikë, nuk jemi në kushtet e rregullimit të shifrave. Është një operacion që duhet të monitorohet ngushtë nga banka e Shqipërisë. Mund të bëhet një raport krahasues. Qytetarët duhet të paguajnë vlerën fillestare të kredive. Banka e Shqipërisë duhet të shtojë monitorimin.

Deniz Deralla: Kemi menduar një vlerësim të kredive që kanë paguar tashmë. Do përpiqemi t’i rikthejmë në sistemin bankar, nuk do të jetë e thjeshtë… Por shpresojmë të gjejmë një zgjidhje fituese për të gjithë dhe shpresojmë të kemi bashkëpunim. Do të duhet që këto kompani të reagojnë në mënyrën se si do të zgjidhet portofoli i tyre. Do na duhet që në një periudhë sa më të shkurtër kohë të stabilizojmë të gjithë këtë portofol. Rreth 4 mijë klientë o t’i rikthejmë tek bankat fillestare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!