Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kokalari padit Berishën/ Kthupi: Gjykata të shqyrtojë kërkesat! Nëse respektohet statuti i PD, Saliu nuk mund të kandidojë për kryetar

schedule13:42 - 15 Maj, 2026

schedule 13:42 - 15 Maj, 2026

“Nëse statuti i PD do të respektohej Sali Berisha nuk mund të kandidonte”, kështu u shpreh Rezart Kthupi në një intervistë në News Line në ABC News.

Sipas tij, gjykata duhet të shqyrtojë kërkesat që lidhen me procesin zgjedhor në PD, ndërsa ngriti dyshime mbi respektimin e një vendimi të mundshëm pezullues nga ana e Berishës. Evi Kokalari u përjashtua nga gara për kryetar të PD.

Gjithashtu intervistës juristi Kthupi u shpreh se gjykata duhet të shqyrtojë kërkesat.



“Kam një dyshim, nëse do mendoj do marrim veprimet e Berishës, edhe nëse një vendim i gjykatës do ta pezullonte procesin ai nuk do ta respektonte. Nëse do marrim të mirëqenë se do kalojë faza e dokumentuar logjika e pranon që do duhet ta pranonte një kërkesë të tillë. Procedura e shpalljes së kandidatura është kryer nga një Komisioni brendshëm. Nëse do lexohet në mënyrë literale statuti i PD, nuk a asnjë institucion që vendos kritetere për kandidaturat dhe hipotetikisht mund të kandidojnë kushdo. Edhe statuti e thotë qartë që Berisha nuk mund të kandidojë dhe këto elementë do të ishin mjaftueshëm për gjykatën. Pra të paktën nuk mund të ketë zgjedhje me kandidaturë zotin Berisha”, tha mes të tjerash ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!