Si mund të mbrohen konsumatorët?/ Deralla: Banka ndërhyri tek interesat e kredive, ranë trefish

schedule20:44 - 24 Maj, 2024

schedule 20:44 - 24 Maj, 2024

Në studion e emisionit “Sheshi i Dollarit” në ABC News u diskutua se si mund të mbrohen konsumatorët.

Deniz Deralla, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, tha se banka ndërhyri te interesat e kredive, ku interesi ra trefish.

“Ne kemi nxjerrë një tavan për kredinë konsumatorë. Sot që flasim ka rënë rreth 3 herë norma  e interesit që nga hera e parë që është vendosur tavani. Sot që flasim për segmentin deri në 200 mijë lekë të reja… interesat kanë rënë në mënyrë drastike. Interesat sot janë deri në 15% që është e përballueshme. Ky kuadër rregullativ që ne po përgatisin behet fjalë që të rregullojmë bazën klientëve. Nëse deri tani kemi penguar kompaninë që të vendosë interesa ndaj klientëve, tani do të rregullojmë bazën e tyre.”, tha Deralla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!