Kujtohet revolta e Spaçit/ Ish-të burgosurit politikë rikthehen në vendin e vuajtjeve

schedule15:44 - 24 Maj, 2024

schedule 15:44 - 24 Maj, 2024

51 vjet më parë, revolta e të burgosurve në Spaç do të trondiste seriozisht themelet e regjimit të egër komunist.

Nisi si një incident i vogël mëngjesin e 21 majit të vitit 1973 mes një të dënuari dhe gardianit të Burgut të Spaçit, por përfundoi me revoltë të të gjithë të burgosurve.

Gjet Kadeli, teksa rikthehet këtë 24 maj në vendin ku vuajti dënimin kujton sesi u përfshi në revoltë.

“Shoh një zjarr të ndezur para pallati. Ngrihem nga shtrati dhe shoh një grumbull të burgosurish kishin ndezur një zjarr. Dola poshtë, u ngroha te zjarri, pastaj më lindi ideja që duhet të ngrejmë flamurin pa yll dhe ti japim karakter politik kësaj ngjarje. Këhstu arritëm, morë një copë te biblioteka, një restel tre metra.”

Pas asaj që ndodhi, kampi i Spaçit u kthye në një ferr më të egër seç kishte qënë më parë.

“Për 5 vjet kampi ishte i dënuar. Këtu ishte terror.”

Agron Hoxha, një tjetër ish-i burgosur i ka ende të freskëta torturat në kamp.

“Sëmureshe ti, kujdesi mjekësor këtu ishte nuk bëhej fjalë. Vdekja jonë ishte një gëzim për ata. Ne hukën e bënim vetë se punonim. Fatkeqësi e madhe, me lekët tona fëmijët e tyre bënin shkollën në francë. Ne kemi nxjerrë flori.”

Shumë nga miqtë e tij të burgosur, nuk mundën të dilnin të gjallë nga aty.

“Kokën time e mbrojtja, por shumë nga shokët e mi kanë ngelur në minierë. Kanë vdkeur dhe i kanë varrosiru diku aty, që as sot nuk i kanë marrë eshtrat. I zinte miniera dhe i fusnin aty. Ose njerëzit që nuk e duronin dot presionin hidhehsin në tela. Për shumë arsye kalonin në depression dhe hidheshin në tela.”

Këtë 24 maj në vendin ku u torturuan në mënyrat nga më çnjerëzore u përkujtuan dhimbjet dhe sakrificat e të gjithë atyre që u nuk i ndalën përpjekjet për një vend të lirë.

Në këtë ditë kujtese, fokusi u përëndrua tek të rinjtë, me qëllim njohjen e tyre me këtë vend simbol dëshmisë më të errët të diktaturës komuniste.

“Këtë herë vimë me një libër për fëmijët. do ta përshkruaja librin për fëijë sjell historitë e fëmijëve të të dënuarve të asaj kohe. Foto reale dhe përjetimet e tyre në vetë tëe parë si e kanë ndjerë vecimin shoqëror. Duke i vënë fëmijët. Cdo gjë është shkruar nga autorë për fëmijëdhe ka kaluar në filtrin didaktit të ministrisë së arsimit.”

Revolta e burgut të Spacit konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme.

Katër të burgosur politikë u pushkatuan dhe shumë të tjerë u ridënuan rëndë, sepse vizatuan dhe ngritën mbi tarracën e burgut flamurin kombëtar pa yllin komunist mbi shqiponjë.

Qeveria ka propozuar që burgu i Spacit të kthehet në muze, si simbol i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist.