Vdekja e Heroit Kombëtar/ Lezhë, përkujtohet me nderime Gjergj Kastrioti Skënderbeu

schedule15:39 - 17 Janar, 2025

schedule 15:39 - 17 Janar, 2025

Lezha nderoi në këtë 17 janar, 557 vjetorin e vdekjes se heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Homazhe u mbajtën në vendvarrimin e heroit.  Nisën me gjamën e burrave, njëjtë siç bëri Lekë Dukagjini për të treguar pikëllimin e thellë të humbjes se madhe të shqiptarëve, atë të vdekjes së Skënderbeut.

Gjergj Kastrioti kujtohet 557 vjet pas vdekjes, jo thjeshtë si një udhëheqës ushtarak, por simbol i qëndresës dhe guximit.

Homazhet vijuan edhe ne pallatin e Kulturës ku u kënduar arie ne nder të heroit kombetar që dëshmojnë dhimbjen e përjetuar per kete humbje te madhe për shqiptarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!