E rëndë në Kinë, një burrë qëllon për vdekje 8 persona

schedule10:22 - 24 Maj, 2024

schedule 10:22 - 24 Maj, 2024

Një burrë qëlloi për vdekje tetë persona dhe plagosi një tjetër në Kinë, sipas një njoftimi të autoriteteve. Sulmi ndodhi të enjten në mëngjes në qytetin Xiaogan në provincën Hubei.

Autori, një 53-vjeçar, u arrestua nga policia. Në të kaluarën, ai ka qënë shtruar në spital për probleme psikiatrike. Të hënën, një grua vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë në një shkollë fillore në provincën qendrore të Jiangxi.

Në fillim të majit, një sulm me thikë la dy të vdekur dhe 21 të plagosur në një spital në provincën Yunnan (jugperëndim).

Në gusht 2023 në të njëjtën provincë, dy persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga një burrë me problem të shëndetit mendor.

/abcnews.al