Shpejtësia i mori jetën një të riu në Lushnje. 22-vjeçari Fabjol Ibraliu ishte duke udhëtuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje kur për shkak të shpejtësisë humbi kontrollin e mjetit që drejtonte.
Makina u përplas me barrierat metalike dhe doli përtej rrugës dukë përfunduar në oborrin ë një shtëpie të pabanuar në fshatin Konjat.
Aksidenti tragjik ndodhi orët e vona të mbrëmjes së të enjtes por trupi i të riut u gjet paraditën e të premtes.
Ishin familjarë të 22-vjeçarit dhe banorë të zonës të cilët pas disa orëve kërkim e gjetën të riun të pajetë mes shkurreve dhe barishteve.
Nga hetimet paraprake rezulton se Ibraliu ishte duke udhëtuar me shpejtësi rreth 160 km për orë megjithatë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik pritet të zbardhen në vijim./abcnews.al