Venezuela dënon gjenocidin izraelit ndal palestinezëve: Njohim Palestinën si vend të pavarur dhe të lirë

schedule22:54 - 23 Maj, 2024

schedule 22:54 - 23 Maj, 2024

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, dënoi ashpër veprimet izraelite në Palestinë , duke i përshkruar ato si ” gjenocid “.

Duke iu drejtuar një konference të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan të enjten, Gil përsëriti qëndrimin e vendit të tij ndaj Palestinës.

Duke folur pas takimit të 4-të të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Turqi-Venezuela, Gil deklaroi se “Venezuela e njeh pa mëdyshje Palestinën si një vend të pavarur dhe të lirë. Ne kundërshtojmë gjenocidin që po kryhet kundër popullit palestinez dhe kërkojmë llogari për këto krime.”

Ai theksoi mbështetjen e gjatë të Venezuelës për autonominë dhe pavarësinë palestineze. “Ne besojmë se Palestina duhet të njihet si një vend autonom,” tha ai, duke kërkuar veprim ndërkombëtar për të garantuar drejtësi dhe paqe për Palestinën.

Gil gjithashtu shprehu shpresën për mobilizim global për t’i dhënë fund dhunës në Gaza dhe për të arritur paqen për popullin palestinez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!