Meçollari: Kontributi Britanisë në Kosovë, i jashtëzakonshëm

schedule21:33 - 23 Maj, 2024

schedule 21:33 - 23 Maj, 2024

Kapiteni Artur Meçollari i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për kontributin e Britanisë në Kosovë gjatë periudhës së luftës.

Ai tha se kontributi i Britanisë në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se ka qenë një nga katër shtetet që ka bombarduar Serbinë.

“E para njëherë që është një nga katër shtetet që ka bombarduar. Është i pari apo i fundit, s’ka rëndësi. Kapacitet janë tjetër gjë, se Italia dhe Franca ishin më afër. Veriun e Kosovë në atë kohë e siguronte NATO. Sot kemi arritur në një pikë ku e drejta ndërkombëtare nuk favorizon fitues apo humbës. Kontributi britanik është i jashtëzakonshëm.”, tha Meçollari.

Ndërsa ish-oficeri, Dritan Goxhaj tha se “Në operacionin e forcave aleate që u bë mbi Serbinë, britanikët nuk është se zunë vend thelbësor në këto bombardime. Ishin të katërt në renditje, pas amerikanëve, italianëve dhe francezëve. Koordinatat e bombardimeve jepeshin nga Kosova, pasi asnjë forcë aleate nuk kishte njerëz në terren. Jepnim koordinata të mirëfillta ushtarake. Të gjitha koordinatat ne i jepnim të sakta.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!