Të paktën pesë persona, përfshirë katër luftëtarë të Hezbollahut, u vranë të hënën në sulmet izraelite në Libanin jugor, tha një burim i afërt me grupin dhe mediat shtetërore.
Hezbollahu, aleat i Hamasit, ka shkëmbyer zjarrin e përditshëm ndërkufitar me forcat izraelite që nga sulmi i grupit palestinez më 7 tetor në Izraelin jugor që shkaktoi luftën në Gaza.
Një luftëtar i Hezbollahut u vra gjithashtu të hënën në një sulm në Sirinë fqinje për të cilën fajësohet Izraeli, tha një burim i veçantë nga grupi për AFP.
Lëvizja myslimane shiite tha se pesë nga luftëtarët e saj, përfshirë dy nga Naqura, ishin vrarë, pa dhënë detaje se ku dhe kur kishin vdekur.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) më vonë raportoi “një martir dhe një të plagosur” pasi një “sulm ajror armik shënjestroi një motoçikletë” në fshatin Mansouri pranë bregdetit. /abcnews.al