SHBA shton presionin ndaj Kosovës/ Halimi: Kurti të japë dorëheqjen, të çlirohet populli kosovar

schedule16:26 - 20 Maj, 2024

schedule 16:26 - 20 Maj, 2024

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës

Analisti Jeton Halimi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, foli për presionin e shtuar të SHBA-ve ndaj Kosovës.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të japë dorëheqjen dhe sa më shpejt që ta bëjë aq më shpejt do të çlirohet populli kosovar.

Është një presion i radhës nga SHBA. gabim i madh, ishte një shans i mirë që Kosova ë shkonte në Këshillin e Evropës. Kjo do i kushtojë edhe me vota Kurtit. Mendoj se ka bërë një gabim zoti Krasniqi që ka takuar Kurtin. Ky takim ka qenë një gjuajte e përgjegjësisë dhe për Kurtin. Kur i zgjatet bishti Zotit Kurti lypi partinë e opozitës, kjo është një ngecje e politikës së Kurtit. Unë mendoj sa më shpejt të lëshojë Kurti postin e kryeministrin aq më mirë është për popullin e Kosovës. Kosova pa të këqija me qeverisjen e tij.”, tha analisti.

Halimi u ndal dhe te ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet dypalëshe të Maqedonisë së Veriut që u mbajtën më darë 8 maj. ai tha se Albin Kurti përçau shqiptarët në shtetin fqinj, ndërsa shtoi se kjo do të kthejë në hapa pas shqiptarët dhe Maqedoninë e Veriut.

Albin Kurti ka bërë përçarja tipike klasike. Nuk ka qenë Kurti i angazhuar vetëm, por edhe politikanë të tjerë për të dëmtuar Fronin Evropian, mirëpo meritat e  Ali Ahmetit nuk mund ti hedhe dot poshtë Kurti. fajin e ka Kurti dhe LVV. Edhe nëse do të bëhet koalicion me Vlen do ketë një jetëgjatësi 7-8 muaj. Ai po përçan shqiptarët dhje kjo do të kthejë hapa pas shqiptarët dhe Maqedoninë e Veriut.”, tha ai.

/abcnews.al