“Izraeli ka kaluar të gjitha vijat e kuqe të ndërgjegjes njerëzore. Duke kërkuar fitoren totale, Izraeli po e çon të gjithë rajonin drejt shkatërrimit”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij pakistanez Ishaq Dar në Islamabad.
“Ne kemi thënë gjithmonë se Izraeli nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte luftën nëse nuk do të kishte mbështetje politike apo ushtarake. Ne dënojmë ata që marrin pjesë në këtë krim duke u dhënë të tjerëve leksione për demokracinë dhe të drejtat e njeriut“, shtoi Fidan.
Më pas, ai bëri apel për njohjen e Palestinës, për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza si dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajon./abcnews.al