Kina njoftoi se kishte sanksionuar tre kompani amerikane të mbrojtjes për shitjet e tyre të armëve në Tajvan, në ditën e ceremonisë së inaugurimit të William Lai si presidenti i ri i Taipeit.
Firmat amerikane General Atomics Aeronautical Systems, General Dynamics Land Systems dhe Boeing Defense, Space & Security janë “të ndaluar të kryejnë biznes importi dhe eksporti” në Kinë, mes sanksioneve të tjera, raportoi media shtetërore në Pekin, duke cituar Ministrinë e Tregtisë.
“Atyre do t’u ndalohet përfshirja në aktivitete importi ose eksporti të lidhura me Kinën dhe u ndalohet të bëjnë investime të reja në Kinë. Drejtuesve të lartë të kompanive u ndalohet hyrja në Kinë, ndërsa lejet e punës do t’u hiqen,” raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Njoftimi erdhi pasi Lai Ching-te u betua më 20 maj si president i ishullit përballë presionit ushtarak kinez në rritje. Kina pretendon Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe e ka quajtur 64-vjeçarin Lai një “separatist të rrezikshëm” që do të sjellë “luftë dhe rënie” në ishull./abcnews.al