UEFA “Regions’ Cup”/ Shqipëria nis të hënën rrugëtimin, përballet me Armeninë dhe Estoninë

schedule17:16 - 19 Maj, 2024

schedule 17:16 - 19 Maj, 2024

UEFA “Regions’ Cup” 2024-25 do të ngrejë siparin të hënën me ndeshjet e raundit para-eliminator, ku për herë të parë në histori Shqipëria do të marrë pjesë në këtë kompeticion.

Shqipëria ndodhet në grupin A së bashku me Armeninë (Vayk) e Estoninë (Saue JK) dhe nëse kuqezinjtë e mbyllin në vendin e parë do të kalojnë në raundin e ndërmjetëm, ku do të kenë përballë Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.

Të gjitha ndeshjet e raundit para-eliminator të grupit A do të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së. Ndeshjet janë të programuara të luhen të stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida e parë Armeni (Vayk) – Shqipëri do të luhet më datë 20 maj, në orën 17:45. Tre ditë më pas më datë 23 maj po në “Elbasan Arena” do të përballen Estonia (Saue JK) dhe Armenia (Vayk)  në orën 17:45. Ndërsa ndeshja e fundit e grupit A Shqipëri – Estoni (Saue JK) do të luhet më 26 maj, në orën 16:00.

Kombëtarja shqiptare në këtë turne të rëndësishëm do të drejtohet nga trajneri Ardian Haçi ndërsa zv.trajner është Igli Mumajesi. /FSHF

Më poshtë kalendari i ndeshjeve të raundit para-eliminator të grupit A në UEFA “Regions’ Cup”: 

Armeni (Vayk) – Shqipëri                            20.05.2024   “Elbasan Arena”          17:45

Estoni (Saue JK) – Armeni (Vayk)            23.05.2024    “Elbasan Arena”         17:45

Shqipëri – Estoni (Saue JK)                       26.05.2024    “Elbasan Arena”          16:00