Aktori amerikan Daniel Trump po përpiqet të ndryshojë mbiemrin e tij në mënyrë ligjore. 32 vjecari u shpreh se presidenti amerikan përfaqëson cdo gjë që ai kritikon dhe nuk dëshiron të ketë të njëjtin mbiemër me të.
Mbiemri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të amerikës, jo gjithnjë është i mirëpritur. Për këtë arsye aktori Daniel Thomas Trump, 32 vjeç, nga Los Angeles, dëshiron të bëhet i famshëm në Hollivud, por para kësaj do të ndryshojë mbiemrin në mënyrë të ligjshme.
Sipas agjencisë së lajmeve TMZ aktori që nuk ka asnjë lidhje farefisnore me presidentin amerikan, mendon se mbiemri Trump e vë në siklet.
Ndoshta pas këtij vendimi mund të fshihet dhe fakti se babai biologjik i Daniel nuk ka qenë asnjëherë i pranishëm në jetën e tij, ose ndoshta dëshira për ti bërë reklamë vetes. por ai betohet se thjesht nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me kreun e Shtëpisë së Bardhë pasi ai përfaqëson cdo gjë që ai kritikon
Ndërkohë Hollivudi gjithnjë ka qenë pranë qarqeve demokrate dhe nuk e ka mbështetur ndonjëherë Trump./abcnews.al