Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me eksperiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive urologjike, Prof. Dr. Spyridon Gouvalis (Spiridon Guvaliiiis),ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës.
Sipas mjekut grek, Prof. Dr. Gouvalis(Guvaliiiis) kura më e mirë për të tilla probleme shëndetësore është parandalimi dhe trajtimi i tyre në kohë i tyre.
Nëntori është muaji që në rang botëror i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit ndaj sëmundjeve që prekin meshkujt siç janë sëmundjet e prostatës, kanceri i prostatës, kanceri i testikujve, kanceri i vezikës urinare etj.
Edhe Spitali Hygeia nëpërmjet Drejtorit të Departamentit të Urologjisë të këtij spitali, Prof. Dr.Spyridon Gouvalis, bëjnë thirrje për të kryer kontrolle mjekësore periodike si mënyra e vetme dhe më e mirë për të parandaluar në kohë të tilla sëmundje sidomos ato me natyrë malinje.
“Duhet thënë që 1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i prostatës përpara moshës 80 vjeç dhe si faktorë rreziku për tu prekur nga kjo sëmundje janë historia familjare dhe mosha. Meshkujt që kanë patur familjare të prekur nga kanceri i prostatës duhet që, duke filluar nga mosha 40-45 vjeç, të kryejnë check-up-in e prostatës ku përfshihen analizë urine, PSA- në si dhe një eko të prostatës. Ndërsa për kategorinë tjetër të meshkujve ne rekomandojmë se duke filluar nga mosha 50 vjeç e lart të kryejnë check-up të prostatës të paktën 1 herë në vit . Trajtimi që ne realizojmë për keto raste është trajtimi në rrugë kirurgjikale që konsiderohet si gold standart për nga rezultatet që arrihen por mund të rekomandohet edhe trajtim me Radioterapi, trajtime këto që ofrohen të dyja në Spitalin Hygeia ku ne disponojmë teknologjinë dhe aparaturat më bashkëkohore”, tha ai.
Drejtori i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia, Prof.Dr. Gouvalis jep këshilla edhe për meshkujt në moshë të re.
“Ne si mjekë specialistë Urologë krahas patologjive të prostatës diagnoztifikojmë dhe trajtojmë edhe patologjitë e fshikëzës së urinës, veshkave dhe testikujve. Në fund kam edhe një këshillë për meshkujt në moshë të re. Të jenë të kujdesshëm sidomos përsa i përket kancerit të testikujve, duke qenë se hasim raste të tilla dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këtë patologji duhet që të kryejnë kontrolle te mjeku por edhe të vetëkontrollohen dhe nëse vënë re diçka të pazakontë të drejtohen për konsultë te mjeku. Kjo vlen sidomos për meshkujt të cilët i janë nënshtruar operacionit të Kriptorkizmit, por pa përjashtuar edhe të gjithë të tjerët. Pra kujdes: Kura më e mirë është parandalimi”, theksoi Gouvalis.
Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me experiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit te patologjive urologjike, Dr.Spyridon Gouvalis ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës dhe jo vetëm. /abcnews.al